Një aksident tragjik mes dy automjeteve ka ndodhur mbrëmë në Luksemburg, ku pesë persona kanë humbur jetën.
Bilanci, sipas medias infos.rtl.lu është shumë i rëndë: pesë personat që ndodheshin në të dyja mjetet kanë humbur jetën.
Ndërsa, tre preh tyre tashmë është konfirmuar se janë nga Kosova.
Lajmin e ka konfirmuara një familjarë i viktimave i cili ka shkruar se: “Me dhimbjeje të thellë ju njoftoje se dje rreth orës 17 në Luksmeburg aksidentalisht humbën jetën 3 engjujt Uka dhe Ujkani nipat e mi, dhe djali i tezakut, Edonik Kastrati”.