Në një takim që po komentohet gjerësisht në opinionin lokal, Hamdi Bytyqi, kandidati për kryetar të Suharekës nga VV – ka pritur në zyrën e tij në shkollën të cilën e drejton, kryetarin aktual të Komunës së Suharekës dhe kandidatin e AAK-së, Bali Muharremaj.
Ky takim vjen në prag të një fushate zgjedhore që pritet të jetë mjaft dinamike, ku Bytyqi tashmë po përmendet si një nga emrat më të fuqishëm që mund të sfidojë seriozisht mandatin e tretë të Muharremajt.