“Kuvendi nuk është i konstituuar, janë shkelur parimet kushtetuese”

“Kuvendi nuk është i konstituuar, janë shkelur parimet kushtetuese”

Avdullah Hoti, deputeti nga radhët e LDK-së, në RTK Prime ka thënë se Kuvendi i Kosovës ende mbetet i pakonstituuar dhe se janë shkelur sërish parimet kushtetuese gjatë seancës së zgjedhjes së nënkryetarit nga radha e komuniteteve jo-shumicë.

“Proceduralisht, sipas Kushtetutës dhe sipas rregullores së Kuvendit e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi nuk është i konstituuar. Në interpretimin e saktë dhe teknik të procedurave, që janë zhvilluar atë ditë në Kuvend, ka pasur shkelje. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e thotë qartë që ndërrimi i rendit të ditës është antikushtetues”, ka thënë Hoti.

“Shkelja kushtetuese është bërë kur janë ndarë dy votimet për nënkryetarë nga komunitetet jo-shumicë”, ka thënë ai për RTK-në.

Hoti ka thënë se përderisa Kuvendi nuk është i konstituuar, nuk ka logjikë të mbahet mbledhje nga ana e kryesisë së Kuvendit, sepse, sipas tij, ato s’kanë rëndësi kushtetuese. Ai ka thënë se duhet njoftuar Presidentja e vendit për formimin e legjislaturës së nëntë.

Related Articles