Rrënohet objekti i ish-milicisë serbe në Zhegër

Rrënohet objekti i ish-milicisë serbe në Zhegër

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se ka rrënuar objektin e ish-milicisë serbe në fshatin Zhegër.

Sipas njoftimit të kësaj komune, kjo u bë me kërkesë të këshillit të fshatit.

“Sot e rrënuan një kujtim jo të mirë (ose kujtim të keq), për banorët e fshatit Zhegër. Zyrtarë nga Drejtoria e Inspeksionit, së bashku me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, me kërkesë të këshillit të fshatitit, ndëmorrën iniciativën për rrënimin e ish-objektit të ish-milicisë serbe. ku kujtimet për këta objekte ishin kujtim traume për banorët e këtij lokaliteti. Ky objekt jashtë përdorimit, ishte edhe rrezik për qytetarët. Inspeksioni kërkon nga qytetarët tē denoncojnë dukuritë negative dhe lagjet e qytetit dhe fshatrave të jenë më të pastërta”, thuhet në njoftim.

Related Articles