Policia e Kosovës ka kryer sot një aksion kundër fajdes dhe shpërlarjes së parave, që ka përfunduar me arrestimin e dy personave.
Të arrestuarit janë ish-polici Bekim Mehmeti dhe Qendrim Marevci, siç bën të ditur Reporteri.
Ata dyshohen për përfshirje në disa vepra penale, si “fajde”, “shpëlarje e parave”, “kanosje”, “falsifikim dokumentesh” dhe “mashtrim”.
Arrestimet u kryen pas veprimeve hetimore të zhvilluara me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
“Mee autorizim të kësaj prokurorie dhe vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë,m në aksionin e sotëm janë realizuar kontrolle në katër lokacione të ndryshme – përfshirë shtëpi, banesa, biznese dhe objekte përcjellëse – që lidhen me të dyshuarit.
Gjatë bastisjeve, hetuesit kanë sekuestruar prova materiale të cilat pritet të përdoren në procedurat penale kundër të arrestuarve. Pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, Prokuroria Speciale ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarve për 48 orë”, ka konfirmuar Policia.