Trump paralajmëron Venezuelën se është në “telashe” me ShBA-në

Trump paralajmëron Venezuelën se është në “telashe” me ShBA-në

Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar nëse avionët luftarakë venezuelianë fluturojnë mbi anijet detare amerikane dhe “na vënë në një pozicion të rrezikshëm, ata do të rrëzohen”.

Paralajmërimi i presidentit vjen pasi avionë ushtarakë të Venezuelës fluturuan pranë një anijeje amerikane në brigjet e Amerikës së Jugut për herë të dytë brenda dy ditësh, thanë zyrtarët amerikanë për CBS News.

Raportet vijnë pas një sulmi amerikan kundër asaj që zyrtarët e Trumpit e quajtën një “anije që transportonte drogë nga Venezuela” e operuar nga një bandë, duke vrarë 11 persona.

Presidenti venezuelian, Nicolas Maduro ka thënë se akuzat e ShBA-së për vendin e tij nuk janë të vërteta dhe se dallimet midis kombeve nuk justifikojnë një “konflikt ushtarak”.

“Venezuela ka qenë gjithmonë e gatshme të flasë, të angazhohet në dialog, por ne kërkojmë respekt”, shtoi ai.

Kur u pyet nga gazetarët në Zyrën Ovale të premten se çfarë do të ndodhte nëse avionët luftarakë venezuelianë fluturonin përsëri mbi anijet amerikane, Trump tha se Venezuela do të ishte në “telashe”.

Trump i tha gjeneralit të tij, se mund të bënte çfarë të donte nëse situata do të përshkallëzohej.

Që nga kthimi i tij në detyrë në janar, Trump ka intensifikuar vazhdimisht përpjekjet e tij kundër trafikimit të drogës në Amerikën Latine.

Maduro ka akuzuar ShBA-në se kërkon “ndryshim regjimi përmes kërcënimit ushtarak”.

Related Articles