Mësuesja në pushim të lehonisë, qe dy javë 13 nxënës mbesin pa mësim në Pejë

Mësuesja në pushim të lehonisë, qe dy javë 13 nxënës mbesin pa mësim në Pejë

Që nga fillimi i këtij viti shkollor, 13 nxënës të klasës së katërt në Shkollën Fillore “Skënderbeu” në Katundin e Ri shkojnë në shkollë, por nuk mbajnë mësim, raporton Gazeta “Enigma”.

Disa prindër të këtyre nxënësve kanë kontaktuar redaksinë e Peja në Fokus dhe kanë njoftuar se mësimi nuk po zhvillohet pasi mësuesja e tyre ndodhet në pushim të lehonisë.

Një nga prindërit tha se “fëmijët shkojnë në shkollë çdo ditë, por nuk kanë mësim. Nuk e kuptojmë pse nuk ka zëvendësim të menjëhershëm.”

Drejtori i ri i shkollës, Burim Muriqi, i cili ka marrë detyrën më 1 shtator, ka konfirmuar situatën dhe ka thënë se “kam evidentuar problemin dhe kam proceduar kërkesën për zëvendësim te Drejtoria e Arsimit.”

Drejtori i Arsimit në Komunën e Pejës, Naser Gega, i ka deklaruar Peja se “rasti është konfirmuar. Nuk kemi mësuese rezerve dhe konkurset po zgjasin me muaj, por nuk mund të lëmë nxënësit pa mësim. Gjatë këtyre ditëve do të gjendet zgjidhje”.

Related Articles