Krejt çka ndodhi në Poloni

Krejt çka ndodhi në Poloni

– Gjatë natës, një “numër i madh” dronësh rusë u rrëzuan mbi hapësirën ajrore të Polonisë, tha kryeministri i vendit, Donald Tusk.

– Duke folur para një mbledhjeje emergjente, Tusk tha se kjo ishte hera e parë që dronë rusë u rrëzuan mbi Poloni.

– Polonia mbylli përkohësisht hapësirën ajrore dhe nisi një operacion ushtarak, ku u përfshinë edhe avionë të NATO-s dhe holandezë. Banorët në tri rajone polake përgjatë kufirit me Ukrainën u udhëzuan të qëndronin në shtëpi.

– Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ky ishte “një tjetër hap i përshkallëzimit” nga Rusia.

– Forcat ajrore ukrainase thanë se sulmi rus përfshinte 415 dronë, një raketë balistike dhe 42 raketa lundruese, dhe se “tetë UAV [dronë] të armikut kaluan kufirin shtetëror të Ukrainës duke fluturuar drejt Polonisë”.

– Aeroportet polake janë rihapur që nga atëherë dhe operacioni ushtarak ka përfunduar.

– Rusia ende nuk ka komentuar.

Related Articles