DnV : Partitë të bëjnë koalicione parazgjedhore, presidentja të emërojë anëtarët e KQZ-së

DnV : Partitë të bëjnë koalicione parazgjedhore, presidentja të emërojë anëtarët e KQZ-së

Demokracia në Veprim ka publikuar disa rekomandime për zgjedhjet lokale të 17 tetorit të këtij viti. Në konferencën e tyre për medie, u kërkua që partitë politike të bëjnë koalicione parazgjedhore dhe jo pazare politike. Po ashtu, u tha se presidentja Vjosa Osmani, duhet të emëroj sa më shpejt dy anëtarët e mbetur të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi sipas tyre po cënohet e drejta e Grupeve Parlamentare.

Eugen Cakolli nga DnV, ka thënë se partitë politike duhet të dalin me platforma reale dhe jo me shabllone.

“Demokracia në Veprim synon rekomandime që do të ndikonte në procesin zgjedhor. Së pari kemi përfundimin e parakohshëm të mandateve të kryetarëve dhe problem tjetër janë çështja e balotazheve dhe shpesh herë kanë qenë pika ku janë bërë bashkë kandidatë dhe janë vënë kundër tjetrit. Subjektet politike do të duhej të arrinin marrëveshje parazgjedhore dhe të jenë koalicione parazgjedhore e jo pazare politike. Fushata është e orientuar te kandidati për kryetar të komunës. Çështje tjetër është fillimi i aktivitetit të fushatës. Shpenzimet më të mëdha bëhen që nga shpallja e zgjedhjeve. Platformat në të shumtën e rasteve janë deklarata politike shabllone. Ne si Demokraci në Veprim rekomandojmë së subjektet politike të mos përdorin resurse për qëllime të fushatës. Sa i përket menaxhimit të zgjedhjeve shumica e parregullsive janë si rezultat i trajnimeve jo cilësore të komisionarëve. Ne bëjmë thirrje që presidentja Osmani të emërojë dy anëtar të mbetur për KQZ”.

Ndërsa, Rrezarta Krasniqi, tha se duhet të u jepet më shumë hapësirë grave në fushata zgjedhore.

“Në listat zgjedhore vlerësohen vetëm 30% gratë. Po ashtu ekziston edh mungesa e hapësirës në fushatë zgjedhore dhe pjesëmarrëse gra në fushata janë vetëm 10%. Del që integrimi i grave është në mungesë për avancimin e tyre. Dhe po ashtu kufizimi buxhetor dhe nuk e kanë të ndarë në bazë gjinore. Pjesa tjetër alarmante është pjesëmarrja e grave në fushata zgjedhore edhe pse synojmë të jetë 50% ende është 30%. Të gjitha rekomandimet nga Demokracia në Veprim të emërojnë sa më shumë gra për komuna.

Gjithashtu edhe, Mexhide Demolli, tha se mediet duhet t’i ofrojnë mbulueshmëri më të madhe grave kandidate.

“Skema mediale mbetet jo në funksionim të mirëfilltë. Kjo vjen nga ndërhyrja politike. Problemi kryesor i medieve vazhdon të jetë mos ofrimi i hapësirës për përfaqësim të barabartë për gratë. Rrallë herë ka pasur gra kandidate që kanë mbajtur fjalime. Edhe tek mediet kemi disa rekomandime dhe të bëhet monitorim sistematik. KPM duhet të monitorojë subjektet politike. KPM duhet t’i njoftojë me kohë mediet nga ligjet që përcaktojnë fushatën parazgjedhore. Për një shkelje të njëjtë është dënuar një Televizion 2000 ndërsa një tjetër 3000. Kërkojmë nga mediet që të ofrojnë një mbulueshmëri më të madhe për gratë. Dhe të promovohen më shumë gratë”.

Related Articles