Dy qytetarë janë gjobitur sot në Mitrovicë nga Policia për prishje të rendit dhe të qetësisë, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
“Pas një mosmarrëveshje në trafik, janë intervistuar dy personat e përfshirë në rast. Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike (PRQP)”, deklaroi Zaiti.
Ngjarja ndodhi për një mosmarrëveshje në trafik, ku në media u raportua se njëri prej të përfshirëve është kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi.