Nënkampioni i Kosovës Ballkani ka fituar lehtë ndaj Drenicës, në kuadër të xhiros së katërt në Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Thëranda fitoi me rezultat 3:0, sfidë që e dominuan në të gjitha aspektet.
Valentin Serebe me një gol të vonshëm në pjesën e parë pas një topi të kthyer kaloi Ballkanin në epërsi (45+4’).
I njëjti pastaj dyfishoi epërsinë si dhe e vulosi çështjen e fituesit në fillimin e pjesës së dytë (48’).
Serebe krejt në fund e kompletoi edhe het-trikun e parë në fanellën e “Xhebrailave” (90+4′).
Kjo ishte fitorja e dytë e Ballkanit këtë edicion në Superligën e Kosovës, ku kanë tetë pikë, një më pak se lideri Dukagjini. Drenica ndërkohë renditet në pozitën e gjashtë me katër sosh.