Rubin për Thaçin: Albrighti donte që unë ta njihja, ta bëja shok e mik diplomatik 

Rubin për Thaçin: Albrighti donte që unë ta njihja, ta bëja shok e mik diplomatik 

Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin sot po dëshmon në Hagë, raporton Gazeta Enigma.

Ai tha se është takuar me udhëheqës të Kosovës gjatë luftërave në fillim të viteve të 90-ta në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë asaj kohe, ai tha se në Prishtinë ishte takuar dy ose tri herë me ish-presidentin Ibrahim Rugovën, dhe me shqiptarë të tjerë.

Nga Mbrojtja e Hashim Thaçit, Rubin u pyet se si erdhi ta njohë Hashim Thaçin në rend të parë dhe si është zhvilluar marrëdhënie mes tyre.

Rubin tha se nuk kishin njohuri për UÇK-në, por se në Rambuje atij iu kërkua nga vetë Madeleine Albright që ai të bëhej “i afërm” me Hashim Thaçin.

Më kujtohet takimi i parë, i regjistruar ky në kabllogram. Më kujtohet që ai më njohu menjëherë, sepse unë isha zëdhënës i DASH, dhe dilja në televizor. Dhe zonja Albright e vërejti që ai më njohu, ajo ishte e zonja në marrëdhëniet njerëzore, dhe më tha bisedo dhe njihu me të. Sepse unë s’e njihja, e ne donim të dinim pak më shumë kush ishte udhëheqës i delegacionit, që ne donim të ishin në marrëveshje të paqes. Njihu me të, më tha, dhe kështu bëra” tha ai.

“Për ato 2 javë qëndrova me të, hamë bashkë, e pinim ndonjë cigare, ecnim bashkë, dhe unë përpiqesha ta njihja. Albright mendonte se ishte e dobishme, dhe unë i njihja përpjekjet e saj më mirë se dikush tjetër, dhe ajo donte që unë ta njihja atë, që të bëhesha koleg, mik e shok diplomatik. Dhe për këtë kalova aq shumë kohë me të”.

Pas kësaj seanca kaloi në 10 minuta pauzë. / Gazeta Enigma.

Related Articles