Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin po vazhdon dëshminë e tij në Hagë, duke u pyetur për pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
I pyetur nëse Jakup Krasniqi, Shukri Buja dhe Sokol Bashota ishin të moderuar në UÇK, Rubin u përgjigj me “po”.
Ndër të tjera ai tha se personat që ishin kundër Rambujes, sipas tij, ishin “të gatshëm të masakronin mijëra njerëz”.
“Por nga ana tjetër kishim persona të moderuar si Thaçi e Krasniqi që ishin të gatshëm të nëshkruanin Marrëveshjen e Rambujesë. Mirë që nuk i dëgjuan fjalët e ekstremistëve”, u shpreh tutje ish-diplomati.
Ndër të tjera, Rubin thotë se nuk kanë gjetur asnjë provë se katërshja e UÇK-së, e as drejtues të tjerë të ushtrisë, donin të ekzekutonin apo të vrisnin njerëz .