Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin zbuloi momentin kur Jakup Krasniqi, i kishte kërkuar Amerikës dërgimin e trupave tokësorë.
Rubin tha se ky ishte një moment shumë i dhimbshëm gjatë luftës, pasi në atë kohë, Amerika nuk ishte e përgatitur për dërgimin e trupave tokësorë.
“Mund të ketë qenë aty (Jakup Krasniqi, takimi në Bruksel gjatë vitit 1999), më kujtohet takimi me të, sepse ishte moment i dhimbshëm gjatë luftës. Krasniqi na kërkonte gjëra për të cilat ne nuk ishim të përgatitur, përshembull dërgimin e trupave tokësore, ne sqaruam që ishim gati të bënim, por edhe gjëra që nuk mund të bënim, pra ishte një moment i ndjeshëm. E kuptuam që ai po na transmetonte formalisht kërkesat e udhëheqësve të UÇK-së dhe të Kosovës, neve Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
“Kishim të njëjtin shqetësim, për të shpëtuar njerëzit, ishte kjo mënyra e vetme që ta mposhtnim Millosheviqin dhe kjo ndodhi disa javë më vonë, por gjatë atyre javëve ai ishte i shqetësuar për popullin e tij. Kuptuam që njerëzit po iknin në masë të madhe në gjithë botën dhe ne donim t’i ndihmonim ata, por nuk ishim të gatshëm të dërgonim trupa në terren”.
“Ky moment i ndjeshëm, pra ishte si të mposhtej Millosheviqi, kishte njerëz në pjesë të ndryshme të botës, përfshirë UÇK-ja që donin ndërhyrjen nga ajri dhe toka që ishte e ndjeshme, pasi nuk ishim të gatshëm. Shqetësimi i popullit të Kosovës, theksuam se nëse Amerika dërgonte trupa, lufta do të ndalonte më shpejt, dhe njerëzit do të dëmtoheshin më pak, por nuk mund t’i përgjigjeshim kësaj kërkese asokohe”, u shpreh Rubin