Analisti politik Dardan Sejdiu në një deklaratë për media tha se dëshmia e diplomatit James Rubin është hapësirë që populli ynë ta kuptoj madhështinë e angazhimit për luftë, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas Sejdiut, në mbrojtje të ish-presidentit Thaçi do të jenë nga 12 deri në 15 persona.
Tutje Sejdiu në “Rubikon” tha se “për mua sot ka qenë për keqardhje, e një lloj reduktimi të dëshmisë së James Rubinit, ka pasë momente në rrjetet sociale ku e lexoja, në një formë ose tjetrën që: ‘A po e shihni që këta nuk kanë qenë të organizuar në luftë’. Kjo është për keqardhje”.