Pse i hyri garës për kryetar të Gjilanit Ismajli i LDK-së?

Pse i hyri garës për kryetar të Gjilanit Ismajli i LDK-së?

Arbër Ismajli, kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e LDK-së, në një deklaratë për media ka treguar se pse vendosi që t’i hyjë garës për këtë pozitë, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas Ismajlit këtë vendim e mori pasi ishte partia që ia kërkoi, dhe pasi kishte parë situatën ku sipas tij qyteti po udhëhiqet nga një kryetar autokrat dhe shpërfillës.

“Ka qenë një kërkesë e strukturave të LDK-së në tanësi t’u përfshi komplet bazën e LDK-së, kryesinë, kryetarin Haziri në vecanti, dy forumet, edhe ka qenë një kërkesë e qytetarëve përtej LDK-së”, ka thënë Ismajli te DPT Te Fidani.

Tutjer ai tha se “ajo çka më ka ba me mendu seriozisht edhe me hy në këtë garë politike është vullneti qytetar i cili më ka motive për me qenë pjesë e kësaj gare. Normalisht, njerëzit po e kërkojnë dikë që është afër halleve dhe shqetësimeve të tyre dhe nuk po kërkojnë ma kryetar autocrat i cili nuk i dëgjon dhe nuk I merr parasysh hallet e qytetarëve”.

Related Articles