Edi Rama takohet sot me shefin e NATO-s Mark Rutte

Edi Rama takohet sot me shefin e NATO-s Mark Rutte

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot do të jetë në Bruskel, ku pritet të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Takimi është pjesë e angazhimeve të kryeministrit Rama në kuadër të Koferencës së 6 Ndërqeveritare, ku u hapën katër kapituj të tjerë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.

Pas takimit, është parashikuar të mbahet një konferencë për mediat, ku dy liderët do të bëjnë një pasqyrë të bisedimeve.

Rama ndodhet në Bruksel gjithashtu për të marrë pjesë në Konferencën e gjashtë ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku dje u hapën katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Related Articles