Në Hagë ka nisur dëshminë e tij dëshmitari i dytë i thirrur nga Mbrotja e Thaçit, Paul Williams.
Nga Mbrojtja e Thaçit, Williams është pyetur se si kishte ardhur në përfundimin se Thaçi ishte i kontrolluar nga jasht.
Williams:Baza për këtë përfundim janë disa faktorë. Bisedat e shumta përmes thirrjeve telefonike që realizonte Thaçi me persona të ndryshëm nga jashtë, dmth nga jashtë kështjellës. Telefoni i tij biente në mënyrë të vazhdueshme, që atij i duhej të shkonte në një cep të dhomës ose të dilte jashtë.
Williams: Përfshirja ime në Rambuje, ku unë takohesha rregullt me një shqiptaro-amerikan që kishte marrëdhënie të ngushtë me UÇK-në dhe individë apo persona të tjerë të cilët më janë identifikuar si pjesëtar të UÇK-së ku ne diskutonim dispozita të ndryshme sa i takonte tekstit të marrëveshjes. Në njërën anë kishim telefonatat që bënte Thaçi, kam fjalën palët e treta, që kishin ide shumë të qarta dhe t’i mund ta lexoje pak edhe nga gjestikulacioni. Ndonjëherë ke ndonjë koklavitje të aktorëve dhe ka shumë palë të tjera, dhe më kanë bërë mua të shkoj në këtë përfundim. Krijohej përshtypja që dikush ishte në kontroll të pjesshëm të negociatave. Mua nuk më është krijuar përshtypja që ai nuk kishte kontroll të plotë mbi negocitatat, por mendoj që ai përfaqësonte interesat nga jasht.
Mbrojtja e Thaçit: A e keni dëgjuar Thaçin duke biseduar me dikë në Kosovë?
Williams: Nga sa kam kuptuar unë, të paktën bazuar në pyetjet, që me kë flet Hashimi në telefon…dhe mua më thonin “Me Kosovën po flet”. Disa nga shqiptarët e Kosovës në kështjellë të cilët i takoja rregullisht, por ideja është që më thonin që atij i vijnë thirrje telefonike nga mëmëdheu dhe vura re, më kujtohet se më shum binte telefoni i tij dhe ai duhej të dilte jashtë. Nuk ishte ai që i kërkonte këto thirrje, por atij i binte telefoni.
Mbrotja: Kur thatë Thaçin e kontrollonin ngushtësisht nga jasht e se ishte në telefon gjithë kohës, a ju kujtohet që keni vënë re u raportonte në mos u nënshtrohej komandantëve të zonës.
Williams:Po
Mbrojtja e Thaçit: Si dolët në këtë konkluzion
Williams: Ata e telefononin, bisedonin për një periudhë të caktuar kohore dhe më pas ai komentonte për procesin, jepte feedback, prandaj thash që ju raportonte, prandaj dola në këtë përfundim
Mbrojtja e Thaçit:Nga e dinit ai me kë po fliste, flisnit ju shqip?
Williams: Jo Shpesh me që isha në kështjellë u kërkoja kolegëve shqiptarë të Kosovës, ju thosha me kë po flet, dhe ata me thonin me ekipin e tij, me shqiptarët, kosovarët dhe ata vet më kanë thënë që po flket me komandantët lokale.
Mbrojtja e Thaçit: Ju kujtohet ndonjë person konkret nga delegacioni?
Williams: Blerim Shala, Dugi dhe Edita Tahiri sepse në fakt punon bashkë për dokumentet