Publikohen udhëzimet paraprake për skemën e granteve për energji të pastër

Publikohen udhëzimet paraprake për skemën e granteve për energji të pastër

Ministria e Ekonomisë ka bërë një njoftim me rëndësi për bizneset prodhuese dhe përpunuese.

Në njoftim janë dhënë udhëzime paraprake për skemën e granteve për energji të pastër për të ndihmuar bizneset prodhuese dhe përpunuese të përgatiten me kohë.

Aty janë publikuar udhëzimet paraprake që shpjegojnë dokumentacionin dhe kriteret e nevojshme për aplikim.

“Këto udhëzime ju mundësojnë të filloni paraprakisht përgatitjen e dokumenteve, në mënyrë që të jeni gati në momentin kur hapen thirrjet. Skema do të mbështesë investime në këto masa: Sistemet e energjisë solare fotovoltaike për prodhim të energjisë elektrike; Sistemet solare termike për ngrohjen e ujit sanitar; Sistemet e baterive për ruajtjen e energjisë elektrike; Masat e efiçiencës së energjisë në ndërtesat e bizneseve; Pajisjet që ulin konsumin e energjisë në linjat e prodhimit”, thuhet në njoftim.

Related Articles