Gjenerali në pension, Rrahman Rama, është emëruar kryetar i ri klubit futbollistik të Vushtrrisë.
Zgjedhja e tij u bë sot, në Kuvendin e Klubit, ku pas punimeve të rregullta është zgjedhur kryesia e re e klubit.
Pas votimit, struktura drejtuese e FC Vushtrria është si vijon:
Kryetar: Rrahman Rama
Përfaqësues i klubit: Fazli Muharremi
Anëtarë të Bordit:
– Sh. Mikullovci
– Besar Zahiti
– Rrahman Rama
“FC Vushtrria shpreh mirënjohje për të gjithë kontribuesit dhe mbështetësit ndër vite, si dhe u uron suksese kryetarit dhe anëtarëve të rinj të kryesisë në realizimin e objektivave të klubit dhe avancimin e futbollit në qytetin tonë”, thuhet në komunikatë.