“Fotot mund t’i përdorë Serbia kundër meje” – Hashimi në Rambuje u nervozua nga një fotograf

“Fotot mund t’i përdorë Serbia kundër meje” – Hashimi në Rambuje u nervozua nga një fotograf

Juristi, Paul Williams po vazhdon dëshminë e tij në Hagë, ku në pyetjet rreth konferencës së Rambujesë, Williams tha se ish-presidenti Hashim Thaçi nuk donte assesi të prishte negociatat.

I pyetur nëse nga Thaçi kërkohej që fillimisht të konsultohej nga komandantët e UÇK-së, ai tha se nuk ishte në dijeni për një gjë të tillë.

Ai u pyet nëse Adem Demaçi ishte i kërcënuar gjatë konferencës së Rambujesë, Williams tha se nuk ishte informuar se nëse kishte kërcënime të drejtpërdrejta nga një person adekuat.

Megjithëse, sipas juristit, i stresuar dhe në ankth u pa në atë kohë Hashim Thaçi, nga një fotograf.

“Kishte një rast, kur një fotograf hyri të iu bënte fotografi në kështjellën ku po bëheshin negociatat, Hashimi u nervozua shumë, u stresua, pasi ai bëri lidhje se fotot që do shkrepeshin aty do të përdoreshin nga Serbia dhe do ta shënjestronin atë”, tha Williams.

Sipas Williams, ky ankth dhe stres ishte i kuptueshëm, pasi sipas tij, Thaçi po mbante barrën si përfaqësues i delegacionit.

Williams është dëshmitari i dytë i thirrur nga mbrojtja e Thaçit, derisa i pari ishte ish-diplomati James Rubin. Gjithsej janë 11 dëshmitarë që janë thirrur për të dëshmuar nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Related Articles