Aksion në Kaçanik e Ferizaj – Policia sekuestron automjete dhe drunj të prerë ilegalisht

Aksion në Kaçanik e Ferizaj – Policia sekuestron automjete dhe drunj të prerë ilegalisht

Policia e Kosovës të premten ka zhilluar aksione në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025” në zonën e Parkut Kombëtar “Sharri” në Kaçanik dhe në fshatin Burrnik të Ferizajt, raporton Gazeta Enigma.

Mbi mbarëvajtjen e aksionit Policia ka dhënë detaje.

Gjatë tri rasteve të ndara, siç thuhet në njoftimin e Policisë,  janë konfiskuar tre automjete pa targa, dy motor-sharra, zinxhirë, pajisje pune dhe sasi drunjsh të ngarkuar. Disa persona të dyshuar janë shoqëruar në polici për intervistim dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv.

Policia, në bashkëpunim me Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, ka ndërmarrë masat ligjore, ndërsa vazhdon kërkimi për identifikimin e personave që u larguan nga vendi i ngjarjes në Kaçanik, duke braktisur një automjet me drunj.

Related Articles