Krasniqi: SHBA-të nuk kanë dhe nuk do kenë më raporte me Qeverinë Kurti

Krasniqi: SHBA-të nuk kanë dhe nuk do kenë më raporte me Qeverinë Kurti

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për mosdeklarim tash e një javë pas dëmit në raportin strategjik me SHBA-të.

“Tek sot mblidhet dhe u flet atyre vartësve të tij pa pasur mundësi përballë tij jo vetëm për t’i bërë pyetje, por për t’i rrëzuar ato deklarime të rrejshme, sepse prej krejt asaj që e tha vetëm një e vërtetë është: se raportet e tejkalojnë qeverinë”.

”Është evidente që qeverinë e Albin Kurtit ky raport e ka tejkaluar dhe me qeverinë e tij më raporte Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë e as nuk kanë me pasur”, është shprehur ai.

Tutje ai ka thënë se ”Me kursin e Kurtit nuk ka shans me u rikuperu ky raport. Me dalë e me relativizu e me thënë se nuk është pezulluar dialogu strategjik, por është pezulluar planifikimi…”, ka thënë Krasniqi.

Related Articles