Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se ka pasur dakordim me Ramiz Lladrovcin për të mos kandiduar më në komunën e Drenasit, shkruan Gazeta “Enigma”.
“Dakordimin me zotin Lladrovci e kam pasë që ky është mandati i fundit dhe nuk garon më në komunën e Drenasit. Nuk është premtim që ma ka dhënë vetëm mu, por e ka thënë edhe publikisht. Nuk e kemi heq ne zotin Lladrovci, ka dalë vet. Unë ia kam bë të qartë qysh në fillim që ky është një proces i pashmangshëm sepse kjo parti nuk është tapi e jotja ose e imja”, tha ai.
Ai tregoi edhe për procesin se si ka shkuar deri te kandidimin i Petrit Hajdarit nga radhët e kësaj partie, për këtë komunë.
“Unë nuk po dëshiroj të bëjë debat me të sepse ai e din që unë realisht e kam mbështetur kur ka qenë parimore, dhe parimi im është demokratik. Nuk mundem për kushtëzime të kujtdo, me ia mbytë ambiciet një partie. Nëse jemi dakordu që ky është mandati i fundit dhe po e dinë të gjithë dhe po bëhen gati për të pasë të drejtë me garu, e ty po të bjen në mend me thënë: Jo po du hala. Më fal, unë nuk ta mbys as ty ambicien, ama duhesh me hy në garë dhe garën e kemi dizajnu sipas statusit të PDK-së. Është miratu një rregullore, të cilën e ka votu ai vet personalisht si anëtarë i Këshillit Drejtues”, tha Krasniqi.