Zelensky për shkeljen e hapësirës ajrore së Estonisë: Destabilizimi rus po zgjerohet në vende të tjera

Zelensky për shkeljen e hapësirës ajrore së Estonisë: Destabilizimi rus po zgjerohet në vende të tjera

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ashpër pas shkeljes së hapësirës ajrore të Estonisë nga avionët luftarakë rusë, duke e cilësuar këtë veprim si një provokim të rrezikshëm nga Moska.

Ai ka thënë se “pushtimi rus i hapësirës ajrore të Estonisë përbën një masë të re destabilizuese të papranueshme nga Moska” dhe incidentin e ka përshkruar si “skandaloz”.

“Avionët luftarakë rusë shkelën përsëri hapësirën ajrore të NATO-s, këtë herë mbi Estoninë. Kjo është e papranueshme. Destabilizimi rus po zgjerohet në vende të reja dhe në drejtime të reja. Kjo është një fushatë sistematike që Rusia po zhvillon kundër Evropës, kundër NATO-s, kundër Perëndimit. Dhe kjo kërkon një përgjigje sistematike”, deklaroi Zelensky, duke bërë thirrje për “masa të forta”.

Ai theksoi se, sipas tij, “kërkohet veprim i fortë, si bashkërisht ashtu edhe nga vendet individuale”.

Sipas raportimeve, tre avionë luftarakë rusë të tipit MIG-31 shkelën hapësirën ajrore të Estonisë për 12 minuta, duke shtuar tensionet dhe duke shënuar një tjetër provokim të drejtpërdrejtë ndaj NATO-s.

Reagimet ndërkombëtare erdhën menjëherë, ku liderë si Ursula von der Leyen dhe kryeministrja estoneze Kaja Kallas u shprehën ashpër kundër Rusisë, duke kërkuar një përgjigje të përbashkët dhe të vendosur.

Ndërkohë, NATO e ka cilësuar incidentin si “një shembull tjetër i sjelljes së pamatur të Rusisë” dhe ka njoftuar nisjen e operacionit Sentinel East, me qëllim forcimin e patrullimit të krahut lindor.

Related Articles