“Portugalia do ta njohë shtetin e Palestinës”

“Portugalia do ta njohë shtetin e Palestinës”

Portugalia i është bashkuar Australisë, Kanadasë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar në vendimin për të njohur shtetin palestinez.

Ministria e Jashtme e Portugalisë ka njoftuar se njohja do të bëhet të dielën, vetëm një ditë para një konference të nivelit të lartë për shtetësinë palestineze që do të mbahet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Ministria e Jashtme konfirmon se Portugalia do të njohë Shtetin e Palestinës. Deklarata zyrtare e njohjes do të bëhet të dielën, më 21 shtator, përpara konferencës së nivelit të lartë javën e ardhshme”, thuhet në deklaratën e ministrisë të publikuar në faqen zyrtare.

Sipas gazetës portugeze Correio da Manha, kryeministri i qendrës së djathtë, Luis Montenegro, është konsultuar me presidentin dhe parlamentin përpara se të merrte vendimin përfundimtar. Ky hap shënon fundin e një debati pothuajse 15-vjeçar në parlamentin portugez, pasi propozimi ishte paraqitur për herë të parë në vitin 2011 nga partia “Blloku i Majtë”, raporton Reuters.

Related Articles