Alban Hyseni, kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit, e ka nisur ditën me mikun e tij arkitektin dhe ish-kandidatin për kryetar të Gjilanit, nga Lista GUXO, Ilir Poroshtica, raporton Gazeta “Enigma”.
Poroshtica pak ditë më parë u tërhoq nga gara për kryetar, për siç tha ai “arsye personale”.
Hyseni përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “nuk ka mënyrë më të mirë për ta nisur ditën sesa me këshillat e një miku të vjetër. Iliri, arkitekti i qytetit dhe shoku im që nga ditët e para të Lëvizjes, mbetet gjithmonë një frymëzim dhe zë i fuqishëm për ndryshim”. /Gazeta Enigma/