Ismajli gjilanasve: Jam këtu për t’ju shërbyer siç edhe kam bërë paraprakisht

Ismajli gjilanasve: Jam këtu për t’ju shërbyer siç edhe kam bërë paraprakisht

Arbër Ismajli, kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se ditën e sotme do ta filloj me takime derë më derë, e lagje më lagje që të takohet me ta, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se Gjilani duhet ta ketë një kryetar që i dëgjon qytetarët për ti kuptuar hallet dhe shqetësimet e tyre.

“Deri sa po fillojmë këtë mëngjes fundjave me takime e angazhime, derë më derë, e lagje më lagje, dua të ndaj me ju pak fjalë. Kam lindur dhe jam rritur në këtë qytet, në mesin tuaj dhe asnjëherë nuk e kam parë politikën si spektakël, por si shërbim”, ka shkruar ai.

“Sot, më shumë se kurrë, Gjilani ka nevojë për një kryetar që i dëgjon qytetarët, që e ndjen dhe i kupton hallet dhe shpresat e tyre, jo për një figurë televizive që shfaq më shumë makiazh sesa përkushtim”, tha Ismajli.

“Jam këtu për t’ju shërbyer siç edhe kam bërë paraprakisht”

Tutje Ismajli ka shtyar se gjilanasit janë lodhur nga fjalët boshe, ndërsa ka premtuar se ndërtimin e Gjilanit, pastrimin e rrugëve, kujdesin shëndetësor, zhvillim ekonomik dhe më shumë mundësi për të rinjtë.

“E di mirë se qytetarët e Gjilanit janë lodhur nga loja e fjalëve boshe, nga protagonizmi adoleshent politik që e ka zhveshur pushtetin lokal nga serioziteti e përgjegjësia. Unë premtoj vetëm ndershmëri, dije, përvojë dhe një angazhim të palëkundur për të ndërtuar një Gjilan që i jep prioritet jetës së përditshme të qytetarit, rrugëve të pastra, shkollave të mira, kujdesit shëndetësor, zhvillimit ekonomik dhe mundësive për të rinjtë, bashkërisht me ju dhe për ju!”, ka shkruar ai

Tutje ai ka theksuar se “kjo garë është për dinjitetin e qytetarëve të Gjilanit”.

“Është për kthimin e besimit në institucionet tona e për një qeverisje që punon në heshtje, por flet me rezultate. Unë besoj në fuqinë tuaj për të ndryshuar Gjilanin dhe kërkoj mbështetjen tuaj që ta bëjmë këtë ndryshim së bashku”, ka përfunduar ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles