Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se e konsideron sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, “një gjenocid”.
“Ajo që ndodhi më 7 tetor ishte gjenocid në formën e tij më ekstreme. Pati vrasje, gjenocide, quajini si të doni. Fëmijët e vegjël u vranë. Njerëzit u gjymtuan. Edhe ky është gjenocid, mendoj”, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump, kur u pyet nga një gazetar në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me raportin e Kombeve të Bashkuara të publikuar këtë javë, i cili pretendon se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza.
Ndërkohë Ushtria izraelite paralajmëroi të premten se do të zgjeronte operacionin në Gaza, ndërsa gati gjysmë milioni banorë u larguan nga enklava mes sulmeve në shkallë të gjerë.
Kujtojmë se konflikti në Lindjen e Mesme ka arritur në ditën e 715-të.