Arrestohet shqiptari në Greqi, kapet me 21.5 kg drogë

Arrestohet shqiptari në Greqi, kapet me 21.5 kg drogë

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, në bashkëpunim me sektorin anti-drogë të Follorinës, pasi u kap me 21.5 kilogramë heroinë, të ndarë në 43 qese plastike.

Sipas mediave greke, arrestimi u krye më 19 shtator, pas një operacioni të policisë greke, bazuar në informacione për një rrugë të fshehtë që përdorej për të transportuar drogë nëpërmjet maleve të Florinës, në kufirin e gjelbër juglindor me Shqipërinë, raporton Euronews.al.

Operacioni u zhvillua pasditen e së enjtes, kur 50-vjeçari shqiptar ra në pritën e policisë, duke transportuar një çantë shpine në të cilën u gjet sasia e mëdha e heroinës.

Sipas autoriteteve greke, vlera e heroinës në treg kap shifrën nga 15 deri në 30 euro për gram, çka e çon vlerën totale të lëndës narkotike të sekuestruar në më shumë se 600 mijë euro. Kjo është sasia më e madhe e heroinës e kapur ndonjëherë nga Zyra për Luftën Kundër Drogës në Xanthi.

Policia greke ka nisur hetimet për të identifikuar rrjetin e trafikimit dhe lidhjet e mundshme të 50-vjeçarit me grupet kriminale.

Related Articles