Bajrami – Muratit për rritje ekonomike: Inflacioni u rrit për 4.5 për qind, çfarë lajmi është ky?

Bajrami – Muratit për rritje ekonomike: Inflacioni u rrit për 4.5 për qind, çfarë lajmi është ky?

Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se inflacioni në Kosovë ka pësuar rritje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, raporton Gazeta “Enigma”.

Bajrami përmes një postimi në Facebook ka thënë se inflacioni për muajin gusht të këtij viti është 4.5 për qind më i lartë sesa i gushtit të vitit të kaluar.

Madje ajo ka ironizuar me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, se si do ta cilësonte këtë lajm pasi ky i fundit tha sot se Kosova ka shënuar rritje ekonomike.

“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për muajin gusht 2025 inflacioni është 4.5% më i lartë se në muajin gusht 2024”, ka shkruar Bajrami.

“Pyeteni Hekuran Muratin se çfarë lajmi është ky për Kosovën?”.

Related Articles