“Në taborin tjetër bëhet festë” – Ismajli thotë s’e nuk mori pjesë në debatin e fundit për shkaqe shëndetësore

“Në taborin tjetër bëhet festë” – Ismajli thotë s’e nuk mori pjesë në debatin e fundit për shkaqe shëndetësore


Kandidati për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, u deklarua sot lidhur me mungesën e tij në debatin e mbrëmshëm, raporton Gazeta Enigma.

Ai tha se për shkaqe shëndetësori nuk mori pjesë, teksa shtoi se kjo u bë “festë, për taborin tjetër.

“Edukimi im familjar dhe përkushtimi njerëzor janë themeli im moral. Bashkë me ekipin kemi një ofertë fisnike për të bërë më të mirën për qytetarët, familjet dhe shoqërinë tonë. Unë nuk do të pranoj kurrë që qëllimi të arsyetojë mjetin! Nga mungesa ime në një debat për shkaqe shëndetësore familjare, në taborin tjetër bëhet festë. E kemi parë që këta nuk ngurrojnë të gëzohen me fatkeqësitë e qytetarëve dhe të shfrytëzojnë situatat shëndetësore për përfitime politike. Ky është niveli më i ulët, kjo është mendësi e padenjë”, theksoi ai.

Tutje Ismajli tha se “Fushata e tyre është shpifje e frikë, e ngritur mbi mungesën e guximit dhe të argumenteve. Është shpurdhja e fundit e pushtetit aktual mbi qytetarët dhe mbi të ardhmen e Gjilanit”.

“Por unë dhe ju, bashkë, nuk e pranojmë këtë mendësi. E refuzojmë fuqishëm”.

Ai shtoi se “LDK-ja dhe unë ofrojmë një standard tjetër, një politikë me fytyrë njerëzore. Fitoren e duam për të mirën e përbashkët, për drejtësinë dhe dinjitetin e qytetarëve tanë. Bashkë do ta sjellim fitoren që e meriton Gjilani!”.

Related Articles