Superylli i Real Madrid, Vinicius Jr është pozicionuar në vendin e 16, në renditjen përfundimtare për Topin e Artë.
Lojtari që zuri vendin e 2-të, në ceremoninê e vitit të kaluar, ka zbritur plot 14 vende nga një sezon jo aq i suksesshëm sa ai i kaluari.
Në anën tjetër, fituesi ‘moral’ i Topit të artë të vitit 2020, Robert Lewandowski është renditur i 17-ti këtë vit.
Pas tyre renditet mesfushori Napolit, kampion në Serie A, Scott Mctominay.
Derisa në vendin e 19-të, 20 vjeçari Joao Neves, si njëri nga mesfushorët kryesor tek skuadra e PSG.
Teksa në vendin e 20-të, finalisti i Ligës së Kampionëve, Lautaro Martinez.