Në Klinikën Gjinekologjike për herë të parë kryhen dy operacione të rralla 

Në Klinikën Gjinekologjike për herë të parë kryhen dy operacione të rralla 

Në Klinikën Obstetrike dhe Gjinekologjike të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, për herë të parë janë kryer me sukses dy operacione të rralla dhe shumë të rëndësishme për pacientet.

Bëhet fjalë për operacionet tek dy paciente siç bën të ditur SHSKUK me anomali kongjenitale të organeve gjenitale, ku gjatë zhvillimit embrional nuk janë zhvilluar plotësisht disa pjesë të tyre (mitra dhe vagina).

“Ky sukses është rezultat i bashkëpunimit profesional ndërmjet stafit të klinikës dhe dr. Alban Nezirit, gjinekolog, i cili jeton dhe punon në Zvicër, i cili me përvojën dhe ekspertizën e tij dha një kontribut të jashtëzakonshëm për realizimin e këtyre ndërhyrjeve për herë të parë në vendin tonë.

Po ashtu, kontribut të çmuar ka dhënë ekipi i gjinekologëve nga klinika, e poashtu anesteziologëve dhe stafit nga Klinika e Anesteziologjisë”.

“Ky është një hap i madh drejt përmirësimit të cilësisë së jetës së këtyre pacienteve dhe hap mundësinë që në faza të ardhshme, në qendra të specializuara evropiane, të kryhet edhe transplantimi i mitrës”, thuhet në njoftim të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Related Articles