Lufta në Ukrainë – Trump kërcënon Rusinë me tarifa të fuqishme, kritika edhe Evropës

Lufta në Ukrainë – Trump kërcënon Rusinë me tarifa të fuqishme, kritika edhe Evropës

Presidenti i SHBA, Donald Trump kërcënoi se do ta godasë Rusinë me “një raund shumë të fortë tarifash të fuqishme” nëse Putini nuk ulet në tryezën e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Ai pretendoi se kjo do të “ndalonte gjakderdhjen… shumë shpejt”, por gjithashtu sugjeroi se luftimet nuk do të mbarojnë për sa kohë që Kina dhe vendet evropiane vazhdojnë të blejnë energji ruse.

“Ata po e financojnë luftën kundër vetes. Kush dreqin ka dëgjuar ndonjëherë për këtë”, tha Trump.

Por ai i qortoi aleatët evropianë dhe tha se ata do të “duhej t’i bashkoheshin” SHBA-së duke “miratuar të njëjtat masa”.

Related Articles