Ora ‘Richard Mille’ doli false – Reagon Mozzik

Ora ‘Richard Mille’ doli false – Reagon Mozzik

Shoqëria e avokatëve “Vokshi & Lata”, që përfaqëson kompaninë zvicerane “Richard Mille” në Kosovë, ka njoftuar se ora “luksoze” e reperit Mozzik, e konfiskuar ditëve të fundit nga Dogana e Kosovës, ka rezultuar të jetë false.

Në një deklaratë për media, kjo shoqëri bëri të ditur se pas ekzaminimit të kryer nga vetë kompania Richard Mille, është konfirmuar se ora e ndaluar nuk është origjinale.

Pas këtij lajmi, reperi nga Ferizaj bëri një reagim në Instagram. “MUHAHAHAHAHAHA”, ka shkruar ai.

Related Articles