Një zjarr ka përfshirë një pjesë të prodhimit të një fabrike mobiljesh dje në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pronari i fabrikës ka njoftuar për incidentin, ndërsa njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes duke arritur ta shuajnë zjarrin.
Nuk është raportuar për persona të lënduar, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.