“Radoiçiq vazhdon të jetë i lirë në Serbi, s’ka drejtësi pavarësisht premtimeve që autorët do të mbahen përgjegjës”

“Radoiçiq vazhdon të jetë i lirë në Serbi, s’ka drejtësi pavarësisht premtimeve që autorët do të mbahen përgjegjës”

Ambasada gjermane në Kosovë ka kërkuar drejtësi pa vonesa të mëtejshme për sulmin terrorist të Banjskës që ndodhi sot dy vjet më parë.

Ambasada tha se lideri i vetëshpallur i këtij sulmi, Milan Radoiçiqi, vazhdon të lëvizë lirshëm në Serbi, ndërsa vazhdon të mos ketë drejtësi për vrasjen e policit Afrim Bunjaku pavarësisht premtimeve.

“Kanë kaluar dy vjet që nga sulmi i tmerrshëm në Banjskë, dhe megjithatë, udhëheqësi i vetëdeklaruar i sulmit, Radoiçiq, vazhdon të jetojë i lirë në Serbi. Kanë kaluar dy vjet nga vrasja e zyrtarit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe pavarësisht premtimeve të ndryshme se autorët do të dalin para drejtësisë, ende nuk është vendosur drejtësi. Kjo mosndëshkueshmëri e qartë është e papranueshme. Është e domosdoshme që llogaridhënia dhe drejtësia të vendosen pa asnjë vonesë të mëtejshme”, ka shkruar ambasada gjermane.

Sulmin terrorist të Banjkës e kanë përkujtuar edhe misionet tjera diplomatike në vend krahas kërkesës për vendosje të drejtësisë.

Postimi:

Related Articles