Behrami: Serbia asnjëherë nuk e ka ndryshuar agjendën luftënxitëse

Behrami: Serbia asnjëherë nuk e ka ndryshuar agjendën luftënxitëse

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka përkujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili është vrarë në sulmi e Banjkës nga terroristët serbë.

Ai ka bërë me dije se Serbia përbën rrezik permanent për sigurinë e Kosovës edhe pas rënies heroike të heroit Afrim Bunjaku

Në profili e tij në “Facebook”, Behrami ka shkruar se Kosova duhet të ketë kujdes në raportet me ShBA-në.

“Serbia asnjëherë nuk e ka ndryshuar agjendën luftënxitëse me të cilën ka kryer gjenocid në Kosovë. Ajo përbën rrezik permanent për sigurinë, edhe pas rënies heroike të heroit Afrim Bunjaku. Policia e Kosovës tregoi profesionalizëm në mbrojtje të rendit dhe sovranitetit dy vjet më parë, duke u koordinuar me SHBA-në dhe aleatët e tjerë të Kosovës. Marrëdhëniet me SHBA-në mbeten përcaktuese për çdo sukses të ardhshëm, si në ruajtjen e paqes, ashtu edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Lavdi heroit Afrim Bunjaku!”, ka shkruar Behrami.

Related Articles