Osmani takohet me presidentin e Finlandës, flasin për sigurinë në Evropë

Osmani takohet me presidentin e Finlandës, flasin për sigurinë në Evropë

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, me të cilin tha se ka pasur një “diskutim produktiv”.

“Mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Evropë, si dhe hapat e ardhshëm në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, pas vizitës sime në Helsinki këtë vit”, shkroi Osmani në një postim.

E para e shtetit tha se e falënderoi presidentin Stubb për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për përkrahjen e palëkundur në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në institucionet euroatlantike.

Related Articles