Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, njëherësh kandidat edhe për një mandat në këtë komunë, tha se do të fitojë në zgjedhjet e 12 tetorit “pa balotazh”, duke theksuar se Taulant Kelmendi nga LVV dhe Ali Berisha nga AAK “garojnë për vendin e dytë”.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje në Pejë është “derivat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”.
“Krejt garën janë duke e zhvillu qysh me çu kryetarin në balotazh. Me asnjërin nuk do mbes në balotazh, besoj që do fitojë pa balotazh. AAK dhe LVV kanë me bashkëpunu dhe e kanë bashkëpunimin e ngushtë”, tha Muhaxheri
“Krejt garën janë duke e zhvillu qysh me çu kryetarin në balotazh. Me asnjërin nuk do mbes në balotazh, besoj që do fitojë pa balotazh. AAK dhe LVV kanë me bashkëpunu dhe e kanë bashkëpunimin e ngushtë”, tha Muhaxheri në Rubikon.
Sa i përket pjesëmarrjes në debate, Muhaxheri tha se nuk merr pjesë pasi kundër kandidatët “nuk kanë çfarë të ofrojnë”.