Publikohet momenti kur ‘krisi’ grushti dje para objektit të Komunës së Prishtinës

Publikohet momenti kur ‘krisi’ grushti dje para objektit të Komunës së Prishtinës

Një incident i rëndë ka ndodhur dje para objektit të Komunës së Prishtinës, ku ka shpërthyer një përleshje fizike, në të cilën është përfshirë edhe Kryetari i Lidhjes për Prishtinë, Fehmi Kupina.

Lajmi për sulmin ndaj Kupinës është raportuar gjatë ditës së djeshme, ndërsa sot Reporteri ka publikuar edhe një video nga momenti i incidentit, në të cilën shihet qartë se si ka nisur përplasja dhe eskalimi i saj në konfrontim fizik.

Në pamjet e publikuara, shihet se përleshja ndodh në afërsi të hyrjes së komunës, ku ndodhen disa persona, ndërsa njëri prej tyre duket teksa godet me grusht. Në përleshje është i pranishëm edhe Fehmi Kupina.

Ende nuk dihen rrethanat e plota që kanë çuar deri te incidenti.

Related Articles