Besa Shahini premton qendra komunitare për pensionistët

Besa Shahini premton qendra komunitare për pensionistët

Kandidatja e PSD-së për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini, ka dhënë një premtim të ri për pernsionistët, raporton Gazeta Enigma.

Ai u ka premtuar pensionistëve qendra komunitare e programe vullnetare. 

“Pensionistët zënë një vend të rëndësishëm në programin tim qeverisës. Prej krijimit të qendrave komunitare në lagje deri te programet vullnetare ndërbrezorë janë punë të cilat do të inicohen me prioritet. Këtë nevojë e shprehën edhe gratë në shoqatën “Rreze Jete”. Përveç shëndetit që dobësohet, ku më shumë e ku më pak, mosha e tretë problem kryesor sot, në botë dhe te ne, ka vetminë. Anadaj vendet si këto, ku gratë ndajnë përvojat dhe përditshmëria, në solidaritet dhe afërsi, janë edhe thelbi i asaj nga çfarë duhet të përbëhet komuniteti”, ka shkruar Shahini në Facebook.

Related Articles