Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, deklaroi të premten se bujqësia është një tjetër shtyllë e fortë e zhvillimit të Gjilanit, raporton Gazeta Enigma.
“Me mbi 3.4 milionë euro investime e mbështetje direkte, kemi ndihmuar mijëra fermerë të rrisin prodhimin, të modernizojnë punën dhe të sigurojnë një jetë më të mire”, tha Alban Hyseni.
Hyseni tutje u zotua se do të vazhdojnë edhe më fuqishëm mbështetjen për një bujqësi më moderne, më të qëndrueshme dhe më afër fermerit.