Ish-ushtari i UÇK-së, Agim Pllashniku, ka dorëzuar padi dhe kallëzim penal në Prokurori ndaj kryeparlamentarit Dimal Basha.
Padia lidhet me pretendimet e Bashës për financimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga kartelët e drogës dhe për bashkautorësinë e tij për publikimin e këtyre pretendimeve në një revistë shkencore të një universiteti në ShBA.
“Të premten, në ora 13:20, në Prokurorinë Speciale do të dorëzojmë kallëzimin penal dhe padinë ndaj Dimal Bashës, për propagandë dhe përhapje të fakteve të pavërteta ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)”, ka shkruar avokati Gjini.