Musilu: Propaganda serbe kundër Kosovës, një spektakël i dështuar

Musilu: Propaganda serbe kundër Kosovës, një spektakël i dështuar

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu e ka quajtur propagandë të Serbisë deklaratën e ministrit të jashtëm serb, Marko Gjuriq ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani se gjoja hyri fshehurazi në OKB.

Musliu nga Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus” nëpërmjet një reagimi në rrjetin social “facebook”, tha se Serbia njëherë trillon për Kosovën e më pas kokëulur pranojnë realitetin e Republikës së Kosovës.

“Spektakli i radhës i propagandës serbe. Në vazhdën e gënjeshtrave të stilit ‘made in Serbia’, Marko Gjuriq shpiku se presidentja Osmani ‘u fut fshehurazi’ në OKB. Ironia? Vetë Gjuriqi, disa minuta më pas, u ul në takim përballë saj me ftesë të Kaja Kallas, madje edhe doli në foto të përbashkët. Ky është manuali i propagandës serbe: fillimisht trillojnë për ta ulur Kosovën, pastaj kokëulur pranojnë realitetin dhe ulen aty ku Kosova është e barabartë”, ka shkruar Musliu.

Related Articles