Kaluan kufirin ilegalisht me autoambulancë, përfundojnë në polici vozitësi bashkë me pacientë

Kaluan kufirin ilegalisht me autoambulancë, përfundojnë në polici vozitësi bashkë me pacientë

Pasi kaluan kufirin ilegalisht, të premten në Kamenicë janë shoqëruar në stacionin policor vozitësi i autoambulancës me targa të Serbisë, një i dyshuar mashkull kosovar që ishte pasagjer dhe dy pacientë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt.

“Fsh. Kapi, Kamenicë 26.09.2025 – 18:00. Janë shoqëruar në stacionin policor vozitësi i autoambulancës me targa të Serbisë, i dyshuari mashkull kosovar, pasagjeri dhe dy pacient, pasi që kishte kaluar kufirin ilegalisht. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari, pasagjer dhe dy pacientet janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK. 

Related Articles