Këtë të diel vendin tonë do të ketë mot me vranësirave të shumta dhe reshjeve të shiut me intensitet mesatar deri të lartë, raporton Gazeta “Enigma”.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar tutje se rajonet veriore dhe veriperëndimore pritet të kenë reshje më të pakta, ndërsa në pjesët e tjera të territorit reshjet do të jenë më të theksuara.
Bazuar në të dhënat e IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 12-16°C.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe verilindjes me shpejtësi 1 deri 11m/s. /Gazeta Enigma/