Greqi: Protesta në mbështetje të babait shqiptar të viktimës së Tempe

Greqi: Protesta në mbështetje të babait shqiptar të viktimës së Tempe

Demonstrata do të mbahen të dielën në gjithë Greqinë në mbështetje të Panos Ruci, babait të viktimës së Tempe, i cili është në grevë urie prej 14 ditësh para Parlamentit, duke kërkuar të sqaroj shkakun e vdekjes së djalit të tij.

Demonstrata më e madhe pritet të zhvillohet në Sheshin Syntagma në Athinë në orën 18:30.

Të premten, autoritetet gjyqësore miratuan ekshumimin e Denis, por vetëm për qëllime identifikimi.

Ruci refuzoi kufizimin e vendimit. “Nuk pranoj asgjë nga kjo. Ata vazhdojnë të na tallin. Unë jam këtu dhe vazhdoj luftën deri në fund.”

Një peticion i nënshkruar nga 78 të afërm të viktimave të Tempe kërkoi që trupi i Denis Rucit të nënshtrohej edhe në teste toksikologjike dhe histologjike. Autoritetet miratuan vetëm identifikimin.

Tre familje të tjera kanë kërkuar gjithashtu ekshumimin e fëmijëve të tyre të humbur në aksidentin hekurudhor të vitit 2023, një nga aksidentet më të rënda hekurudhore në Greqi./euronewsalbania/

Related Articles