Shpërthen bombolë gazi në Gjakovë, policia jep detaje

Shpërthen bombolë gazi në Gjakovë, policia jep detaje

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një shtëpi banimi në rrugën ‘Gjon Nikollë Kazazi’ në Gjakovë, duke shkaktuar zjarr dhe dëme materiale.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj, ka deklaruar për Sinjalin se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, përveç disa dëmeve të vogla në kuzhinë, aty ku ka ndodhur shpërthimi.

“Rreth orës 10:40, në rrugën ‘Gjon Nikollë Kazazi’ në Gjakovë, është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi, i shkaktuar nga një bombol gazi. Në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Përveç disa dëmeve të vogla në kuzhinën e shtëpisë, pasoja në njerëz nuk ka pasur”, ka thënë Elezaj.

Në vendngjarje kanë intervenuar menjëherë njësitë e zjarrfikësve dhe policia, të cilët e kanë neutralizuar zjarrin pa përhapje në pjesë të tjera të shtëpisë.

Hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar saktë shkaqet e shpërthimit.

Related Articles